Mediat në Serbi tashmë kanë raportuar se në kuadër të fushatës presidenciale në Serbi, Vucic ka paraparë edhe një tubim zgjedhor me serbët në Kosovë. Por, autoritetet e Kosovës do ta kenë të vështirë të japin një leje të tillë kur Ramush Haradinaj ndodhet në Francë pikërisht për shkak të Serbisë.
Kandidati për President të Serbisë Vuk Jeremiq e ka nisur fushatën e tij me një vizitë në Kosovë.
Ai pas vizitës në Patriarkanën e Pejës, se kjo e fundit është një nga gurët themelorë të kulturës dhe traditës serbe.
Një gjë të tillë e ka planifikuar ta bëjë edhe Vucic duke thënë se do të shkojë në Kosovë. Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 2 prill, ndërkohë që vendimi për Ramush Haradinajn do të merret me 6 prill. Presidentët e kaluar serbë kanë arritur të futen në Kosovë për fushata zgjedhore. Por kësaj here leja për Vucic do të jetë e vështirë për shkak të ndalimit të Ramush Haradinajt në Francë me fletëarrest të Serbisë.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...