Google ADS

A do të ketë marrëveshje për targat para 1 shtatorit, flasin analistët

09:00 | 24 Gusht 2022
A Z

Shtyrja e reciprocitetit për targa dhe dokumente nga ana e Qeverisë së Kosovës me kërkesë direkte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës bënë bashkë kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje e që nuk prodhoi asnjë rezultat.

Kreu i shtetit serb ditë më parë u shpreh se shpreson që brenda 10 ditëve të arrihet një marrëveshje e pranueshme për targat dhe letërnjoftimet serbe.

Por, se a do të arrihet një ujdi e tillë deri para datës 1 shtator atëherë kur është paraparë që të zbatohet kjo masë, njohësi i çështjeve politike, Fatmir Sheholli vlerëson se,  vet heshtja e kryeministrit Kurti dhe vizita e dy të dërguarve të posaçëm në Kosovë Pablo Escobar dhe Miroslav Lajcak, lë të kuptojmë se marrëveshja është afër.

“Sipas të gjitha gjasave, e kemi një heshtje të jashtëzakonshme të Qeveris së Kosovës, në këtë kuptim dhe mos deklarim të kryeministrit për çfarëdo bisede që është zhvilluar në Bruksel, len të kuptojmë që është afër një marrëveshja për tu arritur. Vetë fakti që sot dhe nesër në Kosovë do të qëndrojnë dy njerëzit më të fuqishëm të dialogut njëri i Evropës e tjetri i amerikan flet që marrëveshja është afër por që ka nuanca apo detaje për të cilat duhet të merren vesh”, deklaroi Sheholli për arbresh.info.

Se marrëveshjet me Serbinë janë të vështira për tu realizuar, e thotë analistja politike Afërdita Maliqi.

“Dështimi i negociatave mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel tregon edhe më tej se marrëveshjet me Serbinë janë vështirë të realizueshme, kjo po shihet edhe nga presioni i madh ndërkombëtar këto ditëve të fundit”, deklaroi Maliqi.

Sipas Maliqit, Kosova ka të drejtën e saj të respektoj reciprocitetin.

“Kosova është në të drejtën e saj të respektojë reciprocitetin, mirëpo çdo hap që ndërmerr duhet ta bëjë në koordinimin me ShBA-të dhe BE-në”, deklaroi Maliqi.

Tutje, Maliqi potencoi se janë të hendikepuar nga informacionet për diskutimin në Bruksel.

“Ajo qe mund te them është se ne nuk kemi pas një transparencë nga Qeveria Kurti rreth asaj që është diskutuar në Bruksel dhe rrjedhimisht jemi të hendikepuar nga informacionet”, u shpreh në fund Maliqi për arbresh.info.

Kujtojmë se, në takimin e fundit mes Kurtit dhe Vuçiq më 18 gusht, është pritur një marrëveshje për targat që javë më parë ka ngjallur tensione të mëdha në veri të Kosovës, për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM,PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.

Reciprociteti i targave që është dashur të zbatohet nga një gushti është shtyrë për një shtator për shkak që serbët e veriut vendosen barrikada në disa pika kufitare.

Zbatimi i reciprociteti me një shtator mund të ngjallë sërish destabilizim, prandaj kërkohet një dakordim prej të dy palëve.

Ndërsa, Vizita e Escobarit dhe Lajqak në Prishtinë vjen një javë para se të fillojë reciprociteti me dokumente dhe targa – i kundërshtuar nga Beogradi dhe disa serbë lokalë. /Ejona Hyseni/arbresh.info/

 

Të ngjashme