Lidhja Demokratike e Kosovës ka inicuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti pjesë e së cilës është edhe vet dhe kjo pritet të ndodh në seancën e cila është raportuar se do të mbahet të shtunën.
Për mocionin e mosbesimit ndaj Kurtit, LDK ka mbështetjen e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Aleancës Kosova e Re dhe të minoriteteve, por nuk do t’i ketë votat e së paku 4 deputetëve të saj, shkruan lajmi.net.
Mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ardhur si vendim pas shkarkimit të ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa veç arsyes së shkarkimit të Veliut tha gjithashtu se edhe prishja e raporteve me SHBA-të dhe sanksionet e SHBA-ve e kanë shtyrë partinë e tij në një vendim të tillë.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka marrë vendim sa i përket mocionit të LDK-së.
Por, nëse mocioni i mosbesimit i inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të votohet në Kuvend, qeveria e Kurtit do të jetë më jetëshkurta në historinë e qeverive në Kosovë dhe Albin Kurti do të jetë kryeministri me mandatin më të shkurtër ndonjëherë në Kosovë.
E në anën tjetër, qeveria Kurti hyn në mesin e qeverive të cilat kanë marrë më së shumti kohë për t’u formuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Evropë.
Qeveritë e kaluara të Kosovës, llogaritur me mesataren e kohëzgjatjes së qeverive në Evropën Perëndimore e që është 636,7 ditë më e gjata dhe mesatarja më e shkurtër prej 582.5 ditë, atëherë kohëzgjatja mesatare e qeverive të Kosovës është 1,178 ditë.
Por, në anën tjetër, kryeministri Kurti në qoftë se qeveria e tij do të rrëzohet të shtunën, atëherë del të jetë qeveria më jetëshkurtër në historinë e qeverive në Kosovë me vetëm 45 ditë në pushtet.
Sa i përket Kosovës, qeveria Thaçi I (2008-2011) ka zgjatur 1141 ditë, qeveria Thaçi II (2011-2014) ka pasur një jetëgjatësi prej 1387 ditëve kurse qeveria Mustafa (2011-2014) ka zgjatur plot 1006 ditë.
Në anën tjetër, qeveria Kurti ka marrë plot 119 ditë për t’u formuar, e që është një kohë mjaft e gjatë dhe hyn në mesin e qeverive të cilat kanë marrë më së shumti kohë për t’u formuar.
Formimi i qeverisë ka marrë më së shumti kohë në Holandë, 90 ditë; në Austri, 75 ditë; në Itali, 42 ditë. Kurse sipas të dhënave më së shumti kohë ka marrë krijimi i qeverisë në një rast tjetër në Holandë, 220 ditë.
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se cili do të jetë epilogu i mocionit të mosbesimit të LDK-së, por nëse kjo votohet, atëherë Kurti do të ketë qeverinë më jetëshkurtër në periudhën post-pavarësi të Kosovës.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit