Ish-gjykatësi i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu siguroi se Kosova nuk do të humbet me Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij kjo do ta ndihmojë Kosovën në procesin integrues në Bashkimin Evropian.
“Besoj plotësisht në këtë, për shkak se çdo gjë të do krijohet duke u bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, tha Kryeziu në emisionin “Click”.
Ai shtoi se një draft-status i tillë nuk ka nevojë të shkojë për diskutim në Kuvendin e Kosovës.
“Shumë mirë shtë e përkufizuar se kryeministri ka për detyre me dekretu këtë draft-status dhe detyrë ligjore e ka me dërgu në Gjykatë Kushtetuese, Gjykata e Kushtetuese e miraton si të tillë ose nuk e miraton, dhe pastaj shkon në Asmable, në Asociacion dhe Asociacioni e miraton si të tillë, këto janë procedurat”, sqaroi Kryeziu.
Tutje ai tha se Asociacioni i Komunave Serbe nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes në Kosovë.
“Kur të krijohet një pushtet duhet të vijë dikah duhet ta ketë një bazë, ose duhet të vjen nga pushteti lokal, ose nga pushteti qendror. Pushteti lokal është pjesë e pushtetit qendror, këtu po luftohet për pushtet. Me ps qenë shoqëri si po e quajmë këtë nuk ka pasur nevojë të bëhet gjithë kjo zhurmë. Këtu është për pushtet, por çfarë pushteti , ky është pushtet i çcentralizuar lokal, nënkupton disa kompetenca , d.m. th kompetencat pushtetin kanë me marrë prej komunave serbe edhe me ngrit me centralizu , ka me qenë një entitet, i cili ka me i mbrojtë këto interesa. Nuk e marrin prej pushteti. “, tha Kadriu.
Ai pranoi se figurativisht mund të jetë pushtet i tretë.
“Por nuk është nivel i tretë sepse përgjegjësi ka me i dhënë ky kryetar , ministrit të Pushtetit Lokal”, tha Kadriu.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...