Është folur jashtëzakonisht shumë për një “shkrirje kufijsh” në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, dhe një bashkëpunim më të madh në mes të dyjave shteteve, madje si rast është cilësuar edhe mos kërkesa e certifikatës së vaksinimit në kufirin me Shqipërinë, raporton arbresh.info.
E për këtë në një përgjigjeje për arbresh.info, zëvendësministri i shëndetësisë Arsim Berisha, tha se vazhdimisht është punuar për një bashkëpunim më të thellë me Shqipërinë dhe pas rekomandimit të eksperteve do të veprohet për certifikatën e vaksinimit.
“Bashkëpunimi me Shqipërinë është në të gjitha sferat e Ministrisë së Shëndetësis jo vetëm për pasaportën e vaksinimit, por vlerësimin përfundimtare e marrim pas rekomandimeve të eksperteve”, tha Berisha.
Ndërkaq rishikimi i masave Zëvendësministri tha se do të bëhet në përditshmëri në bazë të raporteve Të IKSHP-së.
“Në vazhdimësi Ministria e Shëndetësisë në raportet ditore ka bashkëpunim me Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik dhe në raporte ditore merr rekomandime se si do të veprohet më tutje që i bie se në përditshmëri do të rishikohen masat dhe merret vendimi kur”, deklaroi zëvendësministri./arbresh.info/S.D/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...