Këtë të martë pritet që presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky të vizitojë Shqipërinë. ai do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme të cilat do të zhvillohen në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt.
Për të folur më tepër rreth kësaj vizite të rëndësishme si dhe për dy samitet që do të zhvillohen, i pari me fokus Ukrainën dhe i dyti me fokus Ballkanin Perëndimor, ishte në një intervistë për Euronews Albania, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
E ndërsa foli për pritshmëritë e tij rreth takimeve dhe samiteve me rëndësi që do të zhvillohen në këtë javë, kryeministri Rama iu përgjigj edhe një pyetjeje me shumë rëndësi për shqiptarët. A do diskutojë kryeministri i Shqipërisë me Zelenskyn, për njohjen e pavarësisë së Kosovës?
“Dëgjoni, gjëja më e fisme që Kosova po bën është se po tregohet besnike ndaj vlerave të saj. Kjo e nderon Kosovën dhe nuk bëhet për të përfituar diçka. Kosova po bën gjënë e duhur, fillimisht për veten e saj, sa i takon besnikërisë ndaj vlerave të saj. Sigurisht, rruga drejt njohjes nga Ukraina është e gjatë, por është pozitive që Kosova do jetë pjesëmarrëse.”, tha ai.
“Presidentja Osmani ju përgjigj shumë shpejt ftesës dhe do të jemi të gjithë së bashku aty. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, çështjeve të ndërlikuara mes vetes, të gjithë do të jenë aty me Ukrainën, për diçka që na lidh të gjithëve, në mënyra të ndryshme.”, përfundoi ai.
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...