Në Zvicër më shumë dëgjohet muzika shqiptare sesa ajo në dialektin zviceran të gjermanishtes.
Por, a është në rritje edhe gjuha shqipe në këtë shtet?
Fakti që në Zvicër në vitin 2023, është transmetuar më shumë muzikë në gjuhën shqipe sesa në dialektin zviceran të gjermanishtes, ka preokupuar shumë në komunitetin e SRF.
Kështu, përdoruesit në kuadër të këtij komuniteti kanë pyetur nëse shqipja po përhapet edhe në segmentet tjerë, në Zvicër.
Në fakt, shqipja është një nga gjuhët më të folura si gjuhë kryesore në Zvicër, pas gjermanishtes, frëngjishtes dhe italishtes.
Këtë e tregojnë shifrat e statistikave federale.
Vitin e kaluar, 2.8 për qind e personave mbi 15 vjeç në Zvicër flisnin gjuhën shqipe si gjuhë kryesore.
Kjo është 0.3 pikë përqindjeje më shumë se dhjetë vjet më parë.
Dhe, çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?, pyet srf.ch.
Stephan Schmid, gjuhëtar në Universitetin e Cyrihut, është marrë me këtë temë për një kohë të gjatë.
Ai shpjegon se çfarë ndodh kur emigrantët sjellin gjuhën e tyre në një vend.
Modeli klasik që e shpjegon këtë tematikë është skenari i tre gjeneratave. Ai është zhvilluar në bazë të emigracionit në Shtetet e Bashkuara:
“Në brezin e parë, njerëzit flasin vetëm gjuhën e tyre amtare”.
Kështu, për shembull migrantët e parë italianë në SHBA flisnin vetëm dialektin italian.
“Pastaj fëmijët e tyre u bënë dygjuhësh”.
Më në fund, nipërit u bënë amerikanë njëgjuhësh që flisnin vetëm anglisht.
Një shembull i spikatur i kësaj është këngëtarja Madonna.
Gjyshërit e saj kanë emigruar nga Italia.
Ajo pothuajse nuk flet më italisht.
Sidoqoftë, gjuha e emigrantëve mund të zhduket shumë më shpejt.
Por kjo ndodh sidomos nëse vendi i origjinës dhe vendi i ri janë të ngjashëm kulturalisht dhe nga ana gjuhësore.
Një shembull i tillë është Argjentina, thotë Schmid.
“Atje kishte emigracion masiv nga Italia. Për shkak se spanjishtja është shumë e ngjashme (me italishten), italianët e harruan shpejt gjuhën e tyre amtare”.
Por, a ndodhë të përhapet gjuha e emigrantëve në një vend të ri? Ndonjëherë, shpjegon Stephan Schmid.
Në Zvicrën gjermanishtfolëse, italishtja është një shembull i mirë për këtë: gjatë bumit ekonomik të periudhës së pasluftës, në Zvicër ka pasur një valë të madhe imigrimi italian.
“Kështu u përhap italishtja, veçanërisht në kantiere ndërtimi dhe në fabrika. Shumë emigrantë që nuk ishin italianë flisnin italisht. Arsyeja kryesore ishte marrëdhënia midis gjuhëve”, (bëhet fjalë për folësit e gjuhëve të afërta me italishten).
Megjithatë, studiuesi beson se është e pamundur që shqipja të bëhet njëra ndër gjuhët kryesore në Zvicër: “Ajo që sigurisht nuk do të ndodhë kurrë është që gjermanishtja zvicerane do të zhduket dhe gjuhët e migrantëve do të mbizotërojnë”, shprehet ai.
Është e mundur që fëmijët të marrin një ose dy fjalë të shqipes në këndin e lojërave – kjo quhet përvetësim joformal i gjuhës, thotë Schmitt, transmeton albinfo.ch. Studimet nga Zvicra, megjithatë, tregojnë se kjo pothuajse nuk mund të ndodhë në rastin e shqipes.
Përveç kësaj, fëmijët me origjinë shqiptare që sot janë në shkollë fillore, kryesisht i përkasin brezit të tretë dhe, siç dihet nga hulumtimet, ata shpesh mund të flasin vetëm shqipen e folur (dialektin).
Në parim, megjithatë, gjuhët e huaja në vendet moderne e kanë pak më të lehtë se në të kaluarën dhe priren të jetojnë më gjatë.
Ndër të tjera, kjo ka të bëjë edhe me mjetet moderne të komunikimit si Whatsapp dhe interneti, shpjegon Stephan Schmid.
Këto e bëjnë më të lehtë qëndrimin në kontakt me vendin e origjinës dhe gjuhën e tij./Telegrafi/
Nga burgim i përjetshëm, Supremja ia ul në 35 vjet dënimin t...
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...