Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë sot se Albin Kurti e ka planifikuar shkarkimin e tij nga pozita e kryeministrit të Kosovës.
Në një paraqitje në T7, Haradinaj ka thënë se Kurti e ka bërë këtë duke e shkarkuar Agim Veliun nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.
“Pas shkarkimit të z. Veliu ne se si Aleancë e kemi parë si vetëshkarkim i planifikuar i Kurtit”, ka thënë Haradinaj.
I bindur se Qeveria Kurti do të rrëzohet, Haradinaj ka thënë se Aleanca nuk ka diskutuar për të qenë pjesë e ndonjë qeveri teknike.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...