Nënkryetari i AKR-së, Korab Sejdiu ka komentuar lidhur me përfoljen e deputetit të kësaj partie, Labinot Tahiri se ky i fundit mund të dalë jashtë qëndrimeve të LAA-së dhe të mbeshtesë koalicionin PAN.
“Po na pyesin ne të tjerëve për dikë që mund të deklarohet vetë, edhe z. Tahiri ka thënë se përkundër simpatisë që ka për Haradinajn, ai do t’i qëndrojë besnik qëndrimit të përbashkët si AKR dhe LAA”.
Sejdiu që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se secili deputet duhet të jetë i vetëdijshëm për peshën që mban vota e tij.
“Të gjithë ne që jemi të përzgjedhurit e popullit duhet të kemi parasysh se secilin vendim, që marrim duhet të përballemi me votuesit, çdo njeri prej nesh. Është shumë e rëndësishme si votohet në çështje sidomos jetike për vendin”.
“Ne mund të kemi mospajtime për një Ligj të caktuar, po kjo është e një rendësi kapitale”.
Sipas tij, secili deputet është i lirë të votojë sipas qëndrimeve të tij por që ai do të ishte i zhgënjyer nëse dikush nga koalicioni LAA del jashtë qëndrimeve të përbashkëta.
“Deputetet janë të lirë të bëjnë vlerësimet dhe kalkulimet e tyre, natyrisht që do të isha i zhgënjyer, jo vetëm z. Tahiri por cilido prej deputetëve të koalicionit LAA do të dilte jashtë qëndrimit të përbashkët”.
“Pacolli e ka thënë, secili deputet vendos për fatin e vet dhe detyrimet e tij”.
“Dëshiroj që ne t’i qendrojmë besnik koalicionit”.
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...
U thirr sot në SPAK, Veliaj: Kurth i sajuar, jam denoncuar n...
Nottingham Foresti e mposht Tottenhamin, ngritët përkohësish...
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...