Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar qysh në vitin 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet, shkruan sot, gazeta Zeri.
Brukseli nuk do ta heqë Demarkacionin si kusht për liberalizimin e vizave, kërkesë kjo e cila e çoi kryeministrin e Kosovës Isa Mustafën në Bruksel. Ai do të dështojë ta bind BE-në që ta largojë Demarkacionin si kusht për heqjen e vizave për një afat të caktuar kohor.
Kështu thonë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët vlerësojnë se e tërë kjo është një lojë e kryeministrit Mustafa i cili, siç thonë ata, po bën përpjekjet e fundit për mos ta lejuar rrëzimin e koalicionit qeverisës.
Sipas tyre, gjasat janë mëse minimale që BE-ja të pranojë ta largojë këtë kusht, teksa e ka vënë atë qysh në vitin 2012. Nga ana tjetër edhe përfaqësues të Ministrisë së Integrimit Evropian konsiderojnë se Demarkacioni është një kriter i cili duhet përmbushur.
Por sipas tyre Qeveria dhe Kuvendi janë duke bërë koordinimin e nevojshëm që procesi i liberalizimit të vizave, gjegjësisht Demarkacioni, të përfundojë sa më parë. Kurse përfaqësues të opozitës shprehen të vendosur se nisma e Mustafës është një lojë e pastër politike.
MIE: Kriteri i Demarkacionit duhet të përmbushet
Gëzim Dushi nga Ministria e Integrimit Evropian (MIE) ka thënë për “Zërin” se Demarkacioni si kusht për liberalizimin e vizave është caktuar qysh në vitin 2012 dhe si i tillë duhet patjetër të përmbushet.
“Kriteri i Demarkacionit është vendosur qysh në vitin 2012, në fillim të procesit të liberalizimit të vizave, në kuadër të udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, për çka ne jemi pajtuar me këtë udhërrëfyes dhe si i tillë duhet të përmbushet”, ka deklaruar ai.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...