Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i konsideron të kota përpjekjet e Serbisë dhe Rusisë për të rihapur çështjen e Kosovës në OKB.
Rama tha se Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim.
“Janë përpjekje të kota, propagandistike, por që nuk çojnë asgjëkundi, Kosova e ka fituar luftën dhe Kosova Republikë, është konfirmuar edhe nga vetë Gjykata ndërkombëtare dhe kjo është pa kthim. Çështja është që Kosova nuk po fiton dot paqen, nuk po arrin dot që paqen ta kthejë në një aset për t’u konfirmuar ndërkombëtarisht dhe për t’u zhvilluar në të gjitha drejtimet. Pra, po preferon një situatë as luftë as paqe, ndërkohë që ka fituar luftën.” u shpreh Rama në abcnews.al
Saipi pjesë e formacionit të javës në Ligën e Konferencës
Fituesja iraniane e Nobelit Narges Mohammadi dënohet me gjas...
Veliaj zëvendëson 12 drejtues të Bashkisë së Tiranës, ndrysh...
Vrasja e një polici në Bosnje cilësohet si terrorizëm
PKK merr përgjegjësinë për sulmin terrorist në Turqi
Kosova me renditje historike në FIFA, pozicionohet e 101-ta