Përveç AAK-së dhe Nismës, në tryezën e thirrur nga LDK-ja pritet të marrë pjesë edhe AKR-ja. Por, në këtë takim nuk do të jetë prezent vet kreu i kësaj partie, Behgjet Pacolli.
Ky i fundit për Indeksonline ka bërë të ditur se është në një udhëtim zyrtar, por që dikush nga AKR-ja do të jetë prezent aty.
Megjithatë, Pacolli ka theksuar se për këtë ftesë është njoftuar në portale.
“Unë jam në udhëtim zyrtar, e kam konferencën e NATO-s, do mendojmë, por për këtë ftesë kam lexuar në portale. Por, sigurisht dikush i AKR-së do të marrë pjesë”, ka thënë ai për Indeksonline.
Ndryshe, tryeza me partitë politike e thirrur nga LDK-ja pritet të mbahet nesër. Në ftesën e liderit të kësaj partie, Isa Mustafës thuhet se “është në interesin e qytetarëve që partitë politike të arrijnë konsensus lidhur me temat e rëndësishme nacionale”.
“Parimet që duhet ndjekur në adresimin e këtyre temave, pavarësisht kush qeverisë si dhe përgatitjet e nevojshme për organizmin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile të një shumice”, thuhet në letrën e Mustafës.
Osmani në Prekaz: Betohemi që do ta mbrojmë çdo cep të Repub...
Rodri: Nuk dorëzohem, synimi është që pas gjashtë apo shtatë...
Bislimi e Konjufca bëjnë homazhe te Kompleksi Memorial ̶...
Barcelona merr lajme të mira, dy futbollistë të rëndësishëm ...
Merr flakë një shtëpi në Tiranë, lëndohen dy fëmijë
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...