Gjatë kohës kur SBASHKU kishte takime me Qeverinë për të gjetur një zgjidhje, Jasharaj i kishte “kërkuar’ kryeministrit Kurti ta ndihmonte “si vëlla”.
Kjo deklaratë e tij pastaj bëri bujë në media.
Pasi, kryeministri Kurti në një konferencë për media kishte treguar se si i kishte thënë Jasharaj “më ndihmo si vëlla”.
E bërja publike e bisedës me të nga i pari i Qeverisë së vendit, e kishte acaruar Jasharajn, pasi nisën talljet me të.
Por, po të kishte mundësinë të zgjidhte në mes të një vëllai si Kurti, apo të mos kishte vëlla fare, Jasharaj ka një përgjigje interesante për arbresh.info.
Ai zgjedh të jetë hasret pasi nuk e do një vëlla si Kurti.
“Vëlla me Kurtin unë e kam thënë në atë kuptim që të bisedojmë si vëlla, unë e si se Kurtin s’mund ta kem as nuk dua ta kem vëlla, por atij ju ka drejtuar me qëllimin më të mirë në formë lutje, se paku ta respektonte moshën, dhe e nxori edhe në parlament fjalën vëlla. Më vjen mirë që unë isha ai personazh që e riaktivizova fjalën vëlla, Kurti u mundua ta keqpërdor këtë, kjo fjala vëlla pastaj u përdor si për humor por jam i lumtur që e bërë aktuale fjalën vëlla”, thotë Jasharaj për arbresh.info./arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...