992 nxënës braktisën shkollën brenda një gjysmëvjetori

19:33 | 9 Qershor 2019
Arbresh.info

Jo të gjithë fëmijët kosovarë të cilët fillojnë shkollimin e tyre e përfundojnë atë.

Për arsye të ndryshme, një numër i madh i tyre e braktisën atë në cikle të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Nga ministria e Arsimit për lajmi.net thonë se numri më i madh i nxënësve që braktisin shkollimin në Kosovë i përket nivelit të mesëm të lartë të shkollave.

E edhe shifrat e nxënësve që kanë braktisur shkollimin gjatë gjysëmvjetorit të fundit të vitit shkollor 2018-2019 është shqetësues.

Statistikat e ofruara nga MASHT për lajmi.net tregojnë se këtë gjysëmvjetor 39 nxënës nga klasa e parë deri në klasën e pestë e kanë ndërprerë shkollimin.

Nga ky numër i përgjithshëm, 25 janë meshkuj e 14 femra.

Numër pak i madh i nxënësve të cilët e kanë ndërprerë shkollimin është nga klasa e gjashtë deri në të nëntën.

Aty gjithësej 36 persona kanë vendosur që mos ta va vazhdojnë më shkollimin, ndërkaq që 21 prej tyre janë femra.

E shifra alaramante vijnë nga niveli i shkollimit të mesëm.

Nga klasa e 10-të deri në atë të 12-ën, gjithësej këtë gjysëmvjetor e kanë braktisur shkollimin 917 nxënës.

Shumica dërrmuese e tyre prej 768 sosh janë meshkuj, ndërkaq që 224 janë vajza.

Ndërprerja e shkollimit është parë të jetë si një dukuri mjaft shqetësuese në Kosovë.

Arsyet më të përmendura për një numër kaq të lartë të nxënësve që ndërprejnë shkollimin, janë ato ekonomike, mirëpo edhe ikjet jashtë vendit.

Kjo vërtetohet edhe nga fakti që vetëm këtë vit, mbi 2 mijë persona kanë aplikuar për lënien e shtetësisë së Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme