Që nga fillimi i këtij viti, asnjë person nuk ka ndërruar jetë si shkak i lijës së ujit. Nga Klinika e Infektivës në QKUK kanë bërë të ditur se janë trajtuar 99 raste, por që të gjitha kanë dalë me gjendje të mirë shëndetësore.
Si pasojë e temperaturës së lartë dhe disa ndërlikimeve të sistemit, Zyra e Informimit në këtë Klinikë përmes një përgjigjeje me shkrim ka thënë se janë hospitalizuar 39 raste nga janari deri më tani.
“Ju njoftojmë se që nga janari e deri më sot, këtë vit kemi pasur një numër të konsideruar të rasteve me varicele ose (lije ujit që është e njohur në popull), të regjistruar në shërbim ambulator. Gjithsej kanë qenë 99 raste me tablo klinike të prekur me lehtë dhe kanë marr terapinë e nevojshme, poashtu janë dhënë edhe konsulta, sugjerime dhe këshilla për trajtim të mëtejshëm. Të hospitalizuar kanë qenë 39 raste, me pasqyrë të rënduar klinike dhe temperaturë të lartë, si dhe me ndërlikime të ndryshme të sistemeve. Të gjitha këto raste janë mjekuar dhe kanë dal nga Klinika me gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka qenë pra asnjë rast me fatalitet”, thuhet në përgjigjen e dhënë për Indeksonline.
Ndërsa, numri më i madh i rasteve është paraqitur në muajin shkurt, ku 10 persona janë ndalur për trajtim. Kryesisht, personat që paraqiten në Klinikën e Infektivës me lijë të ujit vijnë nga pothuajse të gjitha zonat e Kosovës.
Moshat e prekura janë zakonisht fëmijët parashkollorë, por që ka raste edhe kur paraqiten ata deri në 2-3 vjeç.
“Rastet të cilat janë paraqitur janë më së shumti nga Prishtina dhe komuna tjera si psh Drenas, Gjilan, F. Kosovë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë, Lipjan, Podujevë. Më së shumti raste janë lajmëruar në muajin shkurt 10 raste, të ndalur në mjekim, ndërsa në muajin janar kishte 3 raste, në muajin mars janë paraqitur 2 raste, maji me 3 raste, në qershor kanë qenë 3 raste, etj.Sa i përket moshës, kryesisht është ajo e moshës së fëmijëve që janë në parashkollor, e që konsiderohet të jetë normale, pasi kjo sëmundje kap moshat fëmijërore të moshës parashkollore. Por ka raste edhe të fëmijëve tre vjeçar, pra 6 raste, të hospitalizuar. Por ka edhe mosha tjera, si psh, 2 vjeçar ku kemi pasur 5 raste të mjekuar në klinikë”, thuhet tutje në përgjigjen për Indeksonline.
Zyra e informimit në këtë Klinikë thekson se nuk është shënuar rritje e numrit karshi viteve të tjera, pasi që kjo sëmundje është sezonale dhe me karakter epidemik dhe endemik ne përgjithësi.
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...