Google ADS

970 kandidatë synojnë ulësen e deputetit

09:43 | 4 Qershor 2017
Arbresh.info

Këtë vit numri i kandidatëve që synojnë të fitojnë ulëse të deputetit në Kuvend është më i ulëti që nga viti 2001. Zvogëlimi i numrit të kandidatëve për deputetë shihet si vendim pozitiv. Megjithatë, nuk përjashtohet fakti edhe i mundësisë së manipulimit të votave.

Numri i kandidatëve për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës për vitin 2017, është numri më i ulët qysh nga viti 2001, kur për herë të parë u mandatuan deputetet kosovar. Bazuar në historikun e garës parlamentare zgjedhore, për çdo palë zgjedhje ishin garuar mbi një mijë kandidatë.

Ndërkohë zgjedhjet e 11 qershorit do të garojnë 970 kandidatë të certifikuar nga KQZ.

Valmir Elezi- Zëdhënës i KQZ-së, ka theksuar për RTK-në, se në këto zgjedhje numri i kandidatëve është më i vogël, pra nuk e kalon shifrën tre-shifrore, për dallim nga proceset e kaluara zgjedhore. ”Për Zgjedhjet e 11 Qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar më shumë se 970 kandidatë për pjesëmarrje në këto zgjedhje. Këta kandidatë janë në kuadër të 5 Koalicioneve, 19 Partive Politike dhe 2 Nismave Qytetare”, ka theksuar Elezi.

Zvogëlimi i numrit të kandidatëve për deputet shihet si vendim pozitiv. Megjithatë nuk përjashtohet fakti edhe mundësisë së manipulimit të votave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme