Si pasojë e përdorimit të drogave, nga paslufta në Kosovë kanë vdekur 97 persona. Numri i përdoruesve të drogave ka arritur në 25 mijë, ndërsa përdorues të rregullt të drogave të regjistruar vetëm në OJQ “Labyrinth” është 2370.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur në një intervistë për EkonomiaOnline, Safet Bakaj, drejtor ekzekutiv dhe themelues i OJQ-së, “Labyrinth”, i cili ka treguar për numrin e rasteve të vdekjeve, për llojet më të shpeshta të drogave të përdorura në Kosovë, si dhe për parandalimin e përdorimit të tyre.
Blakaj thotë se numri i personave të vdekur nga përdorimi i drogave, ka lëvizur nga viti në vit, kurse shqetësues mbetet viti 2011 ku janë regjistruar 17 raste të vdekjeve.
“97 persona kanë vdekur nga përdorimi i drogave, këtë shifër e flas vetëm për personat që janë të regjistruar në data bazën tonë. Ka qenë një shqetësim i madh tek viti 2009-2012 ka pas numër të madh të vdekshmërisë. Viti që më së shumti ka pas vdekje ka qenë viti 2011 me 17 raste, vitin 2016 kanë qenë pak raste 4 raste, në 2018 kanë qenë 7 raste”, thotë ai.
Vitet në vijim, sipas Blakajt do të jenë edhe më të vështirë, kjo për faktin se do të fillojë përdorimi i drogave më të rrezikshme.
“Rreziqet që na presin këto 3 vitet apo 5 vitet që janë drogat e reja që quhen ‘New desing drogs’ që pritet të përdoren në Kosovë poashtu edhe fenomeni i përdorimit të shumëfishtë të drogave këta janë posaçërisht të rrezikuar prej mbidozës edhe ato droga që përdoren në psikiatri paraqesin problem shumë”, ka thënë Blakaj.
Numri i përdoruesve të drogave, sipas tij, arrin në 25 mijë. Ndërsa, përdorues të rregullt të regjistruar në qendrën e tij janë 2370 persona.
“Numër të përafërt këtu në qendrën ‘Labyrinth’ që janë të regjistruar si përdorues të drogës pra ata të cilët kanë problem serioz me drogën, jo ata që përdorin kohë pas kohe. Të rregullt janë diku 2370 deri më sot prej vitit 2002”, thotë ai.
Sipas tij droga më e rrezikshme që shkakton varshmëri të fuqishme dhe të shpejtë është heroina.
“Prej vitit 2012 viti 2013 ka rënë dukshëm përdorimi i heroinës këtu në Kosovë, ky është një lajm shumë i mirë mirëpo është rritë përdorimi i marihuanës posaçërisht tek të rinjtë ose fëmijët edhe droga e dytë është kokaina që me shpejtësi është duke u rritë numri i përdoruesve të saj”.
Ndërsa ai thotë se është shqetësuese numri i përdoruesve të drogës nga gratë posaçërisht marihuanës dhe kokainës.
Ndërsa se kur fillon një person të përdor drogë sipas moshës Blakaj ka treguar se në krahasim më vitet e mëhershme tani grupmosha që e fillon përdorimin është 16.3 vjeç, kurse viteve më herët ka qenë 21.4 vjeç.
“Gjinia deri në vitin 2010-2011 ka qenë 7.6 % femërore, ndërsa 2-3 vitet e fundit është rritur me të madhe përdorimi i drogave tek femrat tek grat posaçërisht marihuana dhe Kokaina”.
Ndërsa mosha mesatare mbetet 16 vjeçare.
“Vitin e kaluar mosha mesatare kur kanë filluar përdorimin e drogave kanë qenë 16.2 vjeç, nëse e krahasojmë 10 vjet ma përpara që ka qenë 21.4 vjeç, pra dallim i madh në moshë dhe ka rënë dhe ne mendojnë mundet me ra edhe ma poashtu fillimi i përdorimit të drogave”, ka thënë Blakaj.
I pyetur nëse duhet të legalizohen disa lloje të drogave ai ka thënë se duhet të bëhet dekriminalizimi që do të thotë se ndaj përdoruesve të moshës së re të mos hapet rast penal.
“Dekriminalizimin e përkrahim, nuk duhet dikush që posedim për nevoja të veta të llojit marihuan që të hapet rast penal. Kjo dëmton shumë të ardhmen e të rinjve që zihen me këto lloje drogave mundet mi paraqit problem mas 10-15 viteve kur arrin diçka në jetën e tij atëherë dosjet mbeten”, tha ai.
Sipas Blakajt problemi më i madh është parandalimi i përdorimit të drogave, sidomos tek të rinjtë, pasi që në Kosovë nuk ka program për menaxhimin dhe kontrollimin e këtyre raste.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...