Google ADS

94 urdhëresa Gjyqësore të Gjykatave Themelore gjatë muajit shtator në Gjilan

11:00 | 5 Tetor 2022
K.B

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në vazhdën e implementim të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore gjatë muajit Shtator 2022 ka realizuar aktivitete të cilat dalin nga ky plan.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan është arritur që të arrestohen persona të cilët për vepra të ndryshme penale kanë qenë duke u kërkuar me urdhëresa aktive nga ana e Gjykatave kompetente.

Gjatë muajit Shtator 2022 është arritur që të realizohen gjithsejtë  94 urdhëresa Gjyqësore të Gjykatave Themelore.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave.

Ndërsa Drejtoria Rajonale në Gjilan ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës dhe nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë Stacionin më të afërt, përmes aplikacionit ,,Lajmëro Policinë ‘’, E-mail:[email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme