Google ADS

94 pacientë me coronavirus po marrin trajtim në spitalet e Kosovës

14:04 | 21 Korrik 2021
A. B.

Në bazë të raportimeve nga klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitar të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, në trajtim janë 94 pacientë, prej tyre 18 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, kurse 54 me oksigjeno-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 84 pacientë, 11 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe një në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:
Klinika Infektive, 41 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 10 pacientë:
7 të konfirmuar pozitivë
3 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme