Google ADS

92 vjet më parë ka rënë Azem Galica

08:09 | 26 Korrik 2017
Arbresh.info

Heroi kombëtar i shqiptarëve Azem Bejtë Galica tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit.

Azem Bejta kishte lindur më 10 dhjetor 1889  dhe ka vdekur më 26 korrik të vitit 1924

Azem Bejta ishte luftëtar i shquar për çlirim e bashkim kombëtar, , organizator i lëvizjes së armatosur në Kosovë kundër pushtuesve të ndryshëm gjatë viteve 1912 – 1924.

Veprimtarinë e tij patriotike e filloi në vitet 1910-1912, kur mori pjesë në kryengritjet antiosmane.

Pas shpalljes së Pavarësisë luftoi në fillim, më 1912-1915 kundër pushtuesve serbë, dhe më pas, më 1915-1918 kundër pushtuesve austriakë e bullgarë. Gjatë Luftës së Parë Botërore drejtoi luftën e çetave kundër rivendosjes në Kosovë të pushtetit të borgjezisë serbomadhe. Pati përkrah tij deri në fund gruan e vet Shote Galica.

Sipas direktivave të Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, në vitin 1919 mori pjesë në organizimin dhe drejtimin e Kryengritjes së Rrafshit të Dukagjinit, më 1921-1923 mbrojti Zonën Neutrale të Junikut, që shërbente si bazë e kryengritësve të Kosovës e të Malësisë dhe përkrahu kryengritjen e malësorëve të Shqipërisë së Veriut kundër regjimit reaksionar feudo-borgjez.

Në vitin 1924 Azem Galica dërgoi luftëtarë për të marrë pjesë në Revolucionin demokratikborgjez të Qershorit. Vdiq nga plagët që mori në luftimet e përgjakshme të korrikut 1924, për mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës, “Arbanisë së vogël”.

Vdiq më 25/26 korrik 1924 në moshën 35 vjeçae. Varri i tij në shpellën “Quku që kërset”, 75 metra i thellë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme