90 aktakuza janë ngritur nga prokuroritë themelore në Kosovë kundër 102 personave.
Këto aktakuza sipas raportit 24-orësh të Prokurorisë së Shtetit janë ngritur për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë personave dhe dy kërkesa për paraqitje në stacion policor, ndaj dy personave të dyshuar,raporton arbresh.info.
Raporti i Plotë
Prishtinë, 01 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetë (90) aktakuza, kundër njëqindedy (102) personave. Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetë (8) persona të dyshuar, si dhe janë paraqitur shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave dhe dy (2) kërkesa për paraqitje në stacion policor, ndaj dy (2) personave të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, si dhe dy (2) kërkesa për paraqitje në stacionin policor, për dy (2) persona. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër tridhjetë (30) personave.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar dy (2) persona sipas fletë arrestit të shtetit të Greqisë dhe të Gjermanisë. Gjithashtu, kjo Prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person, të kërkuar përmes INTERPOL-it, nga autoritetet e Austrisë dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.
Prokuroria Themelore në Pejë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.
Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.
Prokuroritë
Aktakuzat – personat
Ndalimet
Paraburgimet apo masat tjera
Kërkesat-personat
Bastisjet
Sekuestrimet
Prokuroria Speciale
/
/
/
/
/
Prishtinë
25-30
2
4-4
/
/
Prizren
16-20
2
1-1
/
/
Pejë
7-7
2
/
/
/
Gjilan
20-21
1
2-3
/
/
Gjakovë
2-2
1
1-1
/
/
Mitrovicë
7-8
/
/
/
/
Ferizaj
13-14
/
1-1
/
/
Totali
90-102
8
9-10
/
/
1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës:
/////////////////////
2. Prokuroria Themelore Prishtinë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Ndërkaq, Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar një (1) person, me dyshimin e veprës penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosja” dhe dy (2) kërkesa për paraqitje në stacionin policor, për dy (2) persona, pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ndërkaq, Departamenti për të Mitur, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetepesë (25) aktakuza, kundër tridhjetë (30) personave, për këto vepra penale.
Gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale “Vjedhja”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Mashtrimi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për veprën penale “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhunë në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Manipulimi me prova”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulmi” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.
3. Prokuroria Themelore Prizren:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, sipas fletë arrestit të shtetit të Greqisë, është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit kujdestar, të Departamentit të Krimeve të Rënda, sipas fletë arrestit të shtetit të Gjermanisë, është ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Grabitje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një (1) person, të kërkuar përmes INTERPOL-it, nga autoritetet e Austrisë, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”, e kryer në Austri, e cila vepër penale është e sanksionuar edhe sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Aktakuzat:
Në Prokurorinë Themelore në Prizren, janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza, kundër njëzet (20) personave.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Ndërsa, në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale “Kanosje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vetëgjyqësia”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope apo analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
4. Prokuroria Themelore Pejë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit kujdestar, të Departamentit për Krime të Rënda, janë ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Peje, ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve komunale”.
5. Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Gjilan ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave. Një (1) kërkesë ndaj dy (2) personave, me dyshimin e veprës penale ‘’Grabitja’’ dhe një (1) kërkesë ndaj një (1) personi, me dyshimin e veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetenjë (21) personave, për këto vepra penale:
Shtatë (7) aktakuza kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’, dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’’.
6. Prokuroria Themelore në Gjakovë:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ” Sulmi”, dhe ”Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”.
7. Prokuroria Themelore në Mitrovicë:
Aktakuzat:
Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje pylli “,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja“,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik“.
8. Prokuroria Themelore në Ferizaj:
Kërkesat për caktimin e masës paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza, kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje pylli”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve” dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mosdhënia e ndihmës personit të lënduar në fatkeqësinë e trafikut publik“.
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante