Sot bëhen nëntë vjet nga vdekja e gjeneral Shaban Shala, i cili njihet si veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, por gjithashtu edhe i angazhuar në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.
Shaban Shala rrjedhë nga një familje atdhetare, i cili ka qenë i burgosur politik dhe veprimtar i hershëm i lëvizjes për çlirim, ka qenë aktivist i dalluar i KMDLNJ-së, kurse gjatë luftës çlirimtare ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe strukturimin e saj. Shala ishte dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
I ndjeri po ashtu, ka qenë bashkëluftëtar i komandantit legjendar Adem Jashari, ndërkaq pas luftës ishte pjesëtar i TMK-së me gradën gjeneral dhe deri në momentin e fundit u angazhua në ristrukturimin dhe sistemimin e gjithë ushtarëve të UÇK-së dhe të TMK-së.
Shaban Shala është vëlla i dëshmorit, gjeneral Bedri Shala.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...