9 të vdekur dhe 571 të infektuar me Covid-19

15:22 | 10 Prill 2021
L G

Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit  me Covid-19.

Kështu ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (KSHPK), shkruan arbresh.info.

Po ashtu brenda 24 orëve të fundit sipas IKSHPK-së janë infektuar 571 persona, ndërsa janë shëruar  727 .

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.351 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 571 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv “, thuhet në raportin 24-orësh të IKSHPK-së./arbresh.info/

Njoftimit:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme