9 të burgosura në Lipjan ndjekin trajnimin për shkathtësi sociale

14:36 | 30 Korrik 2024
E.K

Nëntë të burgosura në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan kanë përfunduar me sukses trajnimin për shkathtësi sociale. Ky trajnim është mbajtur nga Zyrtarja e Lartë për Programe, Rrezarta Gashi dhe Zyrtari Social, Tefik Halili.

Gjatë këtij programi, pjesëmarrëset janë përfshirë në një varg aktivitetesh që kanë synuar përmirësimin e aftësive të tyre komunikative, bashkëpunuese dhe të menaxhimit të konflikteve.

“Trajnimet e tilla nga SHKK, janë pjesë e një iniciative për të ofruar mbështetje dhe zhvillim personal për të gjithë të burgosurit, me qëllim përgatitjen e tyre për një jetë më të suksesshme dhe produktive pas përfundimit të dënimit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme