Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se është krenar që Bashkimi Evropian është duke reaguar në mënyrë demokratike në Ukrainë.
Ai gjatë kohës sa e mbajti një fjalim, në kohën kur EULX, nisi ndihma për Ukrainë, tha se ai ndihet krenar që Kosova është rreshtuar krah BE-së në raport me Ukrainën, shkruan arbresh.info.
“Jam krenar që Kosova është rreshtuar në mënyrë të qartë krah BE-së, që do të thotë që jo veç se ka marrë qëndrim të qartë politik por është rreshtuar me sanksione, i ka ndihmuar refugjatëve dhe duke pranuar qëndrimin e gazetarëve ukrainas”, tha ai.
Sipas tij, ky deklarim i Kosovës pro Ukrainës, tregon se ajo e ka vendin në BE.
“Kjo është porosi e fuqishme, ky lloj deklarimi tregon qartë, siç e tha shefi i misionit të EULEX-it, se Kosova e ka vendin në mesin e vendeve të BE-së”, tha ai.
Ndërkaq përfaqësuesi kombëtar i kontingjentit të Ukrainës në KFOR, Ivan Nastenko, e falënderoi EULEX-in për ndërmarrjen e kësaj iniciative.
“Në njërën anë ndihme i turpëruar pasi shokët e mi gjenden duke e sakrifikuar jetën për Ukrainën, në anën tjetër jam krenar që shërbej pranë kolegëve ndërkombëtarë që janë të gatshëm gjithmonë të ndajnë barrën dhe të dërgojnë sinjal të qartë të gjithë botës që Ukraina s’është e vetme në këtë luftë… Në emër të popullit të Ukrainës, e falënderoj BE-në për donacionet”, tha ai./arbresh.info/
15 qytetarë betohen për shtetësinë shqiptare, Veliaj: Sot je...
Gërvalla në Kanadë: Duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi pë...
Përplasi për vdekje të moshuarin në Fier, vihet në pranga dr...
A ndikon vërtet ekspozimi në diell në botoks dhe fillerë?
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, thirrje për ndryshim të lig...
Vuçiq: Në OKB pjesën më të madhe të fjalimit e kam për Kosov...