Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një konferencë për media, tha se qeveria është fajtore për zhvendosjen e festivalit “Sunny Hill” në Tiranë, shkruan arbresh.info.
“Arsyeja pse ky festival është i zhvendosur në Tiranë është kryekëput për shkak të zvarritjes së qeverisë. Institucionet qendrore kanë tentuar vazhdimisht të ndërhyjnë në kompetencat e kuvendit komunal dhe të kryetarit të Prishtinës. Për fat të keq për çështje të tilla janë bërë përpjekje që vendimin ta rikthejnë në Kuvend kundër vullnetit të shumicës në asamble. Vendime të tilla për ne janë të papranueshme, zvarritja e qeverisë është e pafalshme për dëmin që i ka bërë ekonomisë së vendit”, tha ai.
Përparim Rama kërkoi nga qeveria që të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
“Ftoj qeverinë që të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të konfirmojë ligjshmërinë e vendimit të kuvendit të Komunës. Për hir të transparencës së plotë, qeveria ka qenë në dijeni për pikat e kontratës. Kontrata parasheh që nëse tri vjet me radhë festivali Sunny Hill nuk mbahet për çfarëdo arsyeja atëherë toka i kthehet Komunës”, tha ai.
E, sipas tij duhet që sa ma shpejt festivali ta ketë shtëpinë në Prishtinë por njëkohësisht ai shtoi se kanë qenë në dijeni se festivali ka pas edhe oferta të tjera.
“Ne po duam me ja bo shtëpinë Sunny Hill në Prishtinë, ne e kemi nda tokën për festivalin por duhet pak kohë, por ne kemi qenë në dijeni se festivali ka pas edhe oferta të tjera dhe ne jemi mundu me bo sa ma shpejt në Prishtinë”, tha ai./arbresh.info/
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...