Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i është bashkuar iniciativës organizative të maratonës “Vrapo Babadimër” në kryeqytet.
Ai ka thënë se është emocionuar dhe mbushur plot energji prej gjithë fëmijëve e qytetarëve që ka takuar sot në shesh
“E përgëzoj iniciativën organizative të maratonës “Vrapo Babadimër”, që na e solli edicionin e gjashtë të këtij aktiviteti që po bëhet tradicional me moton: “Bëhu babadimër, jepi buzëqeshje një familjeje”. E këtë vit ky aktivitet pritet t’i gëzojë rreth 700 familje”.
Rama u zotua se komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë përkrahëse e këtyre iniciativave që kanë për qëllim ngritjen e donacioneve për të ndihmuar familjet me kushte të rënda ekonomike në Kosovë, jo vetëm gjatë festave të fundvitit, por gjatë krejt vitit.
“Ju faleminderit për pozitivitetin e shpirtin bujar të gjithëve”.
Lansohet projekti GENESIS, mbështetur nga Ministria për Evro...
Skandali i Shërbimeve Postare Diplomatike, reagojnë nga MPJD
Osmani takohet me Hovenier, flasin për zhvillimet e fundit n...
Kurti takohet me Guerotin, temë diskutimi ishte bashkërendim...
Shqipëri, shtohen problemet e shëndetit mendor tek të rinjtë
Emery thotë se me Aston Villa synon të fitojë trofe