Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren pasi sulmoi fizikisht një person.
Sipas raportit të Policisë, ai nuk u mjaftua me kaq dhe gjatë arrestimit të tij, ai sulmoi edhe zyrtarin policor.
Ai u dërgua në mbajtje menjëherë sipas vendimit të prokurorit.
“Rr. Adem Jashari, Prizren 04.04.2023 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht një person dhe pastaj gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarin policor, lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...