Google ADS

Prizren, sulmoi një person dhe policin që po e arrestonte

09:49 | 5 Prill 2023
Emir Abduramani

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren pasi sulmoi fizikisht një person.

Sipas raportit të Policisë, ai nuk u mjaftua me kaq dhe gjatë arrestimit të tij, ai sulmoi edhe zyrtarin policor.

Ai u dërgua në mbajtje menjëherë sipas vendimit të prokurorit.

“Rr. Adem Jashari, Prizren 04.04.2023 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht  një person dhe pastaj gjatë arrestimit ka sulmuar edhe zyrtarin policor, lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Të ngjashme