Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër ministren e arsimit Arbërie Nagavcit, duke i thënë se nuk ka qenë e pranishme në shqyrtimin Raportit të Auditimit, shkruan arbresh.info.
“Unë shpreh një shqetësim përmos-përgjigjëjen e ministrave të Qeverisë sidomos në Komisionin për Mbikëqyrjen e financave publike këtë raport e kemi shqyrtua pa prezencën e Ministres. Kem informacione që në kohën kur është shqyrtua raporti, Ministrja ka zgjedhur ta vizitojë një shkollë Vranjevcë edhe pse raportin e kemi shty disa herë. Unë po kërkojë prej juve Kryetarë dhe Qeverisë që ministrat të jenë pjesë edhe të raportojnë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike”, tha Bajrami.
Përgjigjeje të menjëhershme i ka dhënë ministrja e arsimit Arbërie Nagavci e cila ka thënë se është ftuar vetëm dy herë dhe asnjë herë nuk ka refuzuar apo shtyrë punën e Komisionit në fjalë.
“Unë jam ftuar dy herë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, një herë kom marr pjesë personalisht vetë ndërsa herën e dytë për shkak të agjendës zv. Ministri Pupovci, dhe nuk ka ndodh asnjëherë në asnjë prej komisioneve ku ne jemi ftuar si Ministri të mos marrim pjesë dhe po ashtu që ti kërkojmë shtyrje të mbajtjes së Komisionit”, tha Nagavci.
E deputetja Bajrami nuk është tërhequr ku kësaj radhe i ka thënë Ministres se në kohën kur është dashur të ishte në Komision ka qenë në Dubaj.
“Ministre ke qenë në KMFP, në raportin e përformancës për tregun e punës lidhshmërinë në sistemin e edukimit dhe tregun e punës, për çka të kemi falënderua. Ndërkohë kur kemi vendos me shqyrtu raportin për Pasqyrat Vjetore Financiare , ju kemi ftu disa herë keni kërku me shty takimin nuk keni ardh keni qenë në Dubaj ekspo, mandej e keni shty takimin e keni dërgu zv. Ministrinë, dhe në të njëjtën ditë e keni vizitu një shkollë në Vranjevcë”, tha Bajrami.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...