Google ADS

PDK-ja do të kërkojë në seancë shkarkimin e ministres Hajdari

13:10 | 20 Mars 2023
A Z

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka njoftuar se kjo parti do ta kërkojë shkarkimin e ministres Rozeta Hajdari, gjatë seancës e cila do të mbahet të enjten.

Pas mbledhjes së Kryesisë, ajo tha se PDK pret që gjatë ditës së enjte ta kenë në rend dite edhe shkarkimin e saj.

“Si PDK sot kemi propozuar që të kemi në rendë dite projektligjin për pensionimin e policëve të Kosovës. Ajo ka një bllokadë të shumicës. Në ditën e enjte presim që të kemi në rend dite edhe shkarkimin e ministres Hajdari për shkak të shkeljeve të njëpasnjëshme që ne i kemi identifikuar në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë”, tha ajo./arbresh.info/

Të ngjashme