Partitë opozitare kanë lëshuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit, në shenjë revolte për mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, njofton se e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pas PDK-së si shenjë pakënaqësie për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës që kanë qenë në grevë.
“LDK në shenjë pakënaqësië, ndaj sjelljes së papërgjegjshme të qeverisë për pagat e mësmimdhënësve, lëshojmë mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit. Me arsyetimin se Qeveria po shkelë rendin juridik në Kosovë, duke ua pamundësuar 25 mijë familjeve kosovare të ardhurat.Qeveria e Kosovës po tenton të bëhet edhe përmbysëse e rendit kushtetues ”, tha Gashi.
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se për shkak të mos ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit që kanë qenë në grevë, PDK ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati dhe sekretarit të ministrisë, Enis Spahiu.
“Lëshuam mbledhjen e kryesisë në shenjë revolte për mosekzekutimin e pagave për rreth 25 mijë mësimdhënës në nivelin lokal. E kemi thënë edhe me herët se ky është vendim i paligjshëm dhe veprim arrogant i një ministri të papërgjegjshëm të Ministrit të Financave, i cili cenon një të drejtë bazike të 25 mijë mësimdhënësve. Kemi keqpërdorim të pozitës zyrtare nga ministri Hekuran Murati. Sot duhet të them që do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”,tha Tahiri në një konferencë për media./arbresh.info/
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...