Pacolli ngushëllon familjen Veseli: E dhimbshme sesi Kadri Veseli nuk ishte pranë nënës së tij në momentet e fundit

14:09 | 7 Janar 2022
A Z

Sipërmarrësi kosovar, Rrahim Pacolli ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ajshe Veselit, nënës së ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Pacolli shkruan se është e dhimbshme sesi Kadri Veseli nuk ishte pranë nënës së tij në momentet e fundit të jetës kur ajo mbylli sytë përgjithmonë, shkruan arbresh.info

Postimi i plotë i tij:

I bashkohem dhimbjes së familjes Veseli dhe u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e nënës Ajshe. E dhimbshme sesi Kadri Veseli nuk ishte pranë nënës së tij në momentet e fundit të jetës kur ajo mbylli sytë përgjithmonë. Mirëpo, duhet kujtuar se familjet e mëdha përballen me sakrifica të mëdha, siç është familja Veseli, e cila nuk kurseu bijtë e saj për Kosovën.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!
Rr.P

Të ngjashme