9 pacientë me Covid-19 në Infektivë, një në gjendje kritike

19:35 | 24 Maj 2020
Arbresh.info

Nëntë pacientë me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK, tre prej të cilëve janë nën kujdes intensiv, ndërsa një 59-vjeçar është në gjendje kritike.

“Në Klinikën Infektive janë nëntë pacientë covid-pozitiv, prej tyre në mjekimin intensiv janë tre pacientë dhe njëri është i intubuar në gjendje tejet të rëndë ndërsa dy të tjerë janë në oksigjenoterapi por vazhdojnë të trajtohen në mjekimin intensiv. Ndërsa nëpër reparte kemi një pacientë të rëndë që është me oksigjenoterapi ndërsa kemi edhe një pacientë tjetër që kohë pas kohe duhet të asistohet me oksigjenoterapi”, tha infektologia Vera Berisha-Ndreja.

Ajo tha se gjatë ditës priten rezultatet edhe për tre persona të tjerë për të cilët dyshohet se janë infektuar me covid-19.

“Pacientët që janë në intensiv kanë edhe sëmundje të tjera shoqëruese ndërsa pacienti që gjendet në repart përveç një hiptertensioni nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje tjetër”, shpjegoi Berisha-Ndreja.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar 1032 raste me koronavirus prej të cilëve janë shëruar 785 persona ndërsa nga kjo sëmundje kanë vdekur 29 vetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme