Presidentja Vjosa Osmani ka arritur në samitin e parë të Komunitetit Politik Europian në Pragë në mesin 44 krerëve të vende të kontinentit europian.
Për nismën që e propozoi presidenti francez, Osmani tha se është e rëndësishme dhe se trajton barabartë të gjithë pjesëmarrësit.
“Duke qenë këtu në këtë ditë të rëndësishme për kontinentin evropian, unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës për të përfaqësuar vendin tim në këtë platformë të re, të rëndësishme, ku secili prej nesh në baza të barabarta do të ketë mundësinë që zëri ynë të dëgjohet, si dhe të sjell ide dhe të marrë pjesë në veprim kur bëhet fjalë për sfidat e përbashkëta me të cilat po përballemi, si dhe veprimet që do të ndërmarrim kur bëhet fjalë për përballimin e këtyre sfidave. Me padurim pres pjesëmarrjen në diskutime, si dhe takimet dypalëshe me liderët e Evropës, sigurisht, ajo me të cilën përballemi është e madhe, sfidat janë të mëdha, por jam shumë e bindur se nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të jemi të suksesshëm në përballje me secilën prej këtyre sfidave”, tha ajo.
Osmani para gazetarëve tha se ajo me të cilën janë duke u përballur është e vështirë dhe se sfidat janë të mëdha, por tha se është e bindur që nëse “ne qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses në përballje me secilën sfidë”.
Ky samit u ftua nga presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel dhe kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Europë./arbresh.info/
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell