Ngacmohet seksualisht një i mitur, arrestohet podujevasi

09:09 | 26 Korrik 2022
E.H

Është arrestuar një person në Podujevë pasi ka ngacmuar seksualisht një person të mitur, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është nën hetime.

“Podujevë 25.07.2022 – 17:00-18:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar-të mitur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme