Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me urdhër të Gjykatës Themelore, ka shpallur në kërkim një person të dënuar për blerje, posedim, shpërndarje apo shitje të paautorizuar të narkotikëve. Për gjetjen e tij po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve.
Në kërkesën e policisë bëhet e ditur se i dënuari Elton Arifaj është 36-vjeçar.
“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i dyshuar është: ELTON (Arif ) ARIFAJ i lindur me 13.09.1985 në Pejë”, ka bërë të ditur policia.
Arifaj po kërkohet për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”.
“I dënuari është i kërkuar për veprën penale: 1- (një) rast për veprën penale “Blerje, Posedim, Shpërndarje, apo shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm apo substancave psikotrope dhe analoge”. I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Prishtinë. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë) 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]”, ka bërë të ditur policia./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza