Është ajo me çka e karakterizon festën e Bajramit dhe jo vetëm.
Bëhet fjalë për Bakllavën.
Për përgatitjen e kësaj bakllave pa çka nuk fillojnë as dasmat, e mbledhitë e ndryshme, Hyla Haka Pllana, ka zgjedhur që mos t’i ikë tradicionales.
Çdo gjë bëhet me dorë dhe në mënyrë tradicionale, fillon rrëfimin ajo.
“ I kom pas pasion brumërat e sidomos bakllavat. Çdo gjë e kom fillua në shtëpi pasi u dashke më punua diçka. Kom pas vështirësi shumë në fillim kur kom fillua më përgatit bakllava. Çdo gjë bëhet në mënyrë tradicionale me dorë dhe jo me makinë”.
Ajo rrëfen periudhën se si ka filluar këtë punë, deri sa thekson se si çdo biznes edhe këtë e ka prekur pandemia.
E deri të shitja e një ëmbëlsirë të tillë, ka mund e kohë.
Procesi fillon më hollimin delikat të petëve.
Gjatë gjithë përgatitjes nevojitet përkushtim dhe kujdes.
Kur tepsia të merr formën e duhur, bakllavës i jepet edhe forma.
70 vjeçarja, nuk lodhet asnjëherë që t’i përvesh mëngët aty ku duhet.
Detajet ju sjellë storia e përgatitur nga gazetarja Vlora Selimi./arbresh.info/
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...
Leonora Jakupi “magjike” në paraqitjen e fundit
Haxhiu takon ushtaret për 28 Nëntor: Me gratë që reflektojnë...
Endriti publikon foto të Ismail Qemalit dhe Hashim Thaçit: A...
Historike: Kosova për herë të parë në vendin e 99-të
“E kam duet me Sala Jasharin”, Rovena këndon para banorëve k...