Google ADS

Ministri i jashtëm grek sot në Kosovë, takohet me Osmanin e Kurtin

07:31 | 8 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.

Ministri Dendias do të pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani.

Presidenca ka njoftuar se takimi Osmani – Dendias do të ndodhë në ora 15:00.

“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, nga kryeministria nuk ka pasur një njoftim zyrtar për takimin e Kurtit me Dendias.

Por, këtë takim e konfirmoi vetë Kurti gjatë ligjëratës së tij në Universitetin e Kembrixhit në Britani të Madhe./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme