Nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.
Lidhur me këtë, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike.
Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se sot dhe nesër do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut.
“Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim.
Policia e Kosovës, sot në orët e pasdites (19.06.2022) dhe nesër (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, thuhet në tej në njoftim.
Për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik. /arbresh.info/
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...