LVV: SHBA përsëriti qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi

13:18 | 27 Korrik 2022
E.H

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me vizitën e Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u pritën në takim nga Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.

LVV-ja përmes një postimi në Facebook thotë se Amerika përsëriti qëndrimin se dialogu Kosovë–Serbi duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Në qendër pra e jo në fund. Në qendër të marrëveshjes njohja reciproke e jo asociacioni. Në qendër njohja e jo kompromisi. Kryeministri Albin Kurti në vazhdimësi ka mbajtur këtë qëndrim që më pas u përkrah edhe nga presidenti Biden dhe Sekretari i Shtetit Blinken. Tash, për herë të dytë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsërisin qëndrimin që njohja reciproke duhet të jetë në qendër të marrëveshjes Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme