Largohen nga Kosova edhe 150 afganë

13:50 | 15 Mars 2022
A Z

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, njofton se mëngjesin e sotëm së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë përcjellë 150 afganë, që po qëndronin në kampin Bondsteel.

Kështu ka njoftuar Hovenier me anë të një postimi në profilin e tij në Twitter.

“Sot në mëngjes me ministrin Sveçla i përshëndetëm 150 afganëve, të pritur më parë në Camp Liya/Bondsteel. Pasi kanë kaluar të gjitha kërkesat e verifikimit të sigurisë dhe mjekësore, ata tani janë rrugës për në SHBA ku do të fillojnë jetën e tyre të re në komunitete dhe shtëpi të reja”, thuhet në postimin e ambasadorit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkuan nga Kosova të pranojnë një numër afganësh, që kanë punuar me forcat amerikane, të cilët janë frikësuar nga hakmarrja e talebanëve, që morën nën kontroll vendin pas tërheqjes së trupave të huaja./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme