Google ADS

LAJMI I FUNDIT| Fillojnë hetimet se a funksionuan kamerat e sigurisë në momentin e ikjes së Radojiçiq nga pika kufitare në Bërnajk

13:22 | 4 Shkurt 2022
S D

Arratisja e Milan Radoiçiqit nuk dihet akoma nëse është kapur nga kamerat e sigurisë në pikën kufitare në Bërnjak në momentin e arratisjes, shkruan arbresh.info.

Prokurori Rasim Maloku, për arbresh.info ka thënë se akoma nuk e kanë të qartë në mënyrë zyrtare se a kanë funksionuar apo jo, mirëpo sipas burimeve të tyre kamerat kanë qenë jashtë funksionit.

“I është bërë një kërkesë zyrtare qendrës për menaxhimin e pikave kufitare, në mënyrë që me na dhanë informacionin e saktë se a kanë funksionuar apo jo  edhe kur nuk kanë funksionuar, sepse as ne nuk jemi të sigurt. Pra ne kemi informacion nga kjo qendër se nuk kanë funksionu por jo edhe në formë zyrtare. Policia ka bërë kërkesë me shkrim që të verifikohet kjo gjendje  pastaj të dalim me një informacion zyrtarë”, tha Maloku.

Maloku tha se personalisht ka kërkuar suspendimi e tre zyrtarëve policorë.

“Unë personalisht kam rekomandua edhe suspendimin e tre zyrtarëve policorë që kanë qenë në detyrë në atë kohë”, tha Maloku për arbresh.info.

Ndryshe, mesditën e së enjtes, Milan Radojçiq i është arratisur Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Bërnjak. Policia në raportin 24 orësh ka dhënë detaje se si i iku Radojçiq nga duart.

Derisa zyrtarët policorë ishin duke kryer procedurat e verifikimit, Radojçiq është kthyer mbrapa me veturë, në drejtim të Serbisë.

LEXO EDHE:

IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë të policisë kufitare në Bërnjak pas ikjes së Radojiçiq

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme