Kuvendi i Kosovës sot mban seancë plenare nga ora 10:00.
Në rend dite janë 11 pika, ndër të cilat shqyrtimi i parë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022 dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të RTK-së.
Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për Produktet Biocide,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08-L-022 për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara në transaksionet elektronike,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-029 për punimet nga metalet e çmuara,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020,
Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e deputetëve në komisione parlamentare,
Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës./arbresh.info/
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Ministri Aliu mban konferencë për media