Google ADS

Kamberi kërkon nga Vuçiq zbatim të marrëveshjeves për Luginën dhe integrim të shqipëtarëve në institucione

11:24 | 14 Korrik 2022
E.H

Lideri i Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, ka treguar se çka kërkoi në takimin konsultues me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Kamberi ka kërkuar  ndërprerjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve, ndryshim të ligjeve për minoritetet, zbatim të marrëveshjeves për Luginën dhe të tjera.

“Zbatim të marrëveshjeve për Luginën, ndryshim të ligjeve për minoritetet dhe fond për zhvillim” ishin kërkesat që, sot, në emër të Koalicionit të shqiptarëve të Luginës ia dorëzuam presidentit të Republikës së Serbisë”, ka shkruar Kamberi.

Tutje ai tha se ka kërkuar integrimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucionet publike dhe shtetërore.

“Nuk është prioritet i joni participimi në qeveri, por, integrimi ne institucionet publike dhe shtetërore në nivel lokal e regjional, ndërprerja e pasivizimit, fondi zhvillimor për Luginën, ndryshimi i Ligjit për flamurin ishin pikat që potencuam në takimin e sotëm. Pjesëmarrja në qeveri, derisa nuk jemi të integruar në nivel lokal e regjional, është koncept politik që nuk është prioritet i Koalicionit të shqiptarëve të Luginës”, tha ai.

Përfaqësuesit e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës në krye me Shaip Kamberin ishin të parët që shkuan në konsultimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për kandidatin për kryeministër./arbresh.info/

 

Të ngjashme