Një takim i nivelit të lartë ka ndodhur ditën e djeshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Presidentja e Republikës së Kosovës dhe kryeministri, Albin Kurti janë takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.
Analisti politik, Bekim Kabashi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar rreth takimit të Kryeministrit Kurti, që pati në SHBA. Ai ka treguar për porositë që Blinken ia ka dhënë Kurtit, nëpërmjet një letre të dërguar në janar të këtij viti, shkruan arbresh.info
Kabashi ka treguar që është një listë e temave që Blinken i ka kërkuar Kurtit, por në atë kohë, Kryeministri pati hezituar që të i përfillë.
Sipas tij, Kurti herën e fundit kur ishte në SHBA, u “sorollat” por nuk takoi asnjë përfaqësues të shtetit amerikan.
Ai shton se vetëm pasi filloi të i përmbushë kërkesat e SHBA-së, tani ka pasur mundësin që të takohet me përfaqësuese të SHBA-së.
Ky është postimi i plotë pa ndërhyrje:
Kjo është letra që Blinken ia pat dërgu Kurtit ne janar te këtij viti. Aty është një liste e temave se çfarë ai i kërkon kryeministrit tone. Njëra prej tyre është marrëveshja për energjinë elektrike ne veri. Kurti ishte dy jave ne SHBA para se te fillonte t’i përmbahej kësaj letre, por u sorollat kot pa u prite ne asnjë nga institucionet kryesore te shtetit amerikan. Pas marrëveshjes për energjinë, gjendja ndryshoi. Tash Kurti fillon me përmbushjen e pikave tjera rend një nga një. Rezultati i barabartë me harxhim kot te 1 vit e gjysme qeverisje, e hedhje poshtë e gjithë atij opozitarizmi irracional, qe tash duhet retushuar duke u përpjeke me i zhduke nga interneti komunikatat e qëndrimet. /arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...