Asnjë hap tutje drejt ndërprerjes së grevës në sektorin e arsimit, nuk është arritur, ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Grevist të BSPK-së, Rrahman Jasharaj.
Kjo pas përfundimit të takimit që ai pati me krerët e Qeverisë së Kosovës, konkretisht me kryeministrin, Albin Kurti dhe ministrat përkatës të kësaj fushe.
Jasharaj tha se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë.
“Sapo përfunduam takimin i prezantuam kërkesat tona legjitime. Ata na treguan për angazhimet e tyre. Mund të them se takimi ishte përmbajtjesor, por për momentin nuk ka ndryshime. Qeveria qëndron në deklaratat e tyre, ne me kërkesa tona. Ne ishim të gatshëm për një kompromis, por qeveria është barrikaduar në qëndrimet e veta. Lajm i mirë është që ka filluar dialogu. Duhet të vazhdojmë me dialogun. Besoj se kryeministri pas takimit me ne do të analizojnë dhe është në dorën e tyre që do të ndodhë tutje”, ka thënë Jashraj./arbresh.info/
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur