Deputetja e Partis Demokratike të Kosovës Blerta Deliu, i është përgjigjur kryeministrit Kurti, i cili gjatë ditës së djeshme, nga Amerika, shkroi se “është i pikëlluar që do të mungoj sot në Kuvend, e ai dhe ministrja Rizvanolli do të humbin një rast të rrallë të përkrahjes nga opozita.
Deputetja Deliu tha se kryeministri Kurti gjeti kohë të thumbojë opozitën nga atje.
“Më vjen keq që kryeministri s’është në këtë seancë plenare për të parë mbështetjen që të gjitha grupet parlamentare për marrëveshjen e MCC-së. Po e them këtë sepse ai çuditërisht dje me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes gjeti thumba për opozitën, duke thënë se po ndihet i mërzitur që bashkë me Rizvanollin s’do të jetë në njërën prej seancave të rralla. Sot dua t’i them kryeministrit se po dëshmohet që kjo opozitë jo vetëm që ka mbështetur projekte që janë në interes të Kosovës, por vetëm sot kjo opozië iu ka dhënë mbështetje dy marrëveshjeve”, ka thënë Deliu në Kuvend.
Tutje Deliu u shpreh se Kurti duhet të përfaqësojë Kosovën jashtë vendit dhe jo partinë.
“Kryeministri i Kosovës duhet ta dijë që në Amerikë e përfaqëson kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe jo Vetëvendosjen. Prandaj, Kosova si storie suksesi duhet të njihet jo vetëm në pushtet por edhe në opozitë”, tha Deliu.
Ajo gjithashtu potencoi se do që t’ia përkujtojë deputetëve të Vetëvendosje se partia e tyre sa ka qenë në opozitë s’e ka mbështetur as marrëveshjen për stabilizim-asociimin./arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...