Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë nga krerët e institucioneve kosovare që të mos e marrin në mbrojtje ambasadorin Martin Berishaj, por t’i hapin rrugën drejtësisë që sa më parë të zbardhet e vërteta e aferës në të cilën ai është përfshirë.
Me këtë rast, nënkryetarja Çitaku ka ftuar presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti që të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale për shkarkimin e tij.
“Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur mediat sllovene kanë publikuar lajmin i cili përfshinte ambasadorin e Kosovës në Republikën e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skemë të dyshimtë të shpërlarjes së parave dhe transaksioneve të dyshimta. Pas një amnestimi të menjëhershëm që iu bë ambasadorit Berishaj nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministria e Jashtme – tash e më se një muaj mbretëron një heshtje shurdhuese. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim, asnjë fjalë në lidhje me këtë skandal rajonal të përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në Kroaci.”, ka thënë nënkryetarja Çitaku.
Më tej, ajo ka thënë se shumë pyetje të cilat janë ngritur duhet të marrin përgjigje menjëherë.
” Si i është dhënë shtetësia ambasadorit Berishaj me urgjencë të jashtëzakonshme? A ka marrë agjencioni kosovar kundër korrupsionit ndoënjë veprim? Prokuroria e Kosovës, a kanë inicuar masa për deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga Ambasadori Berishaj? A ka treguar ambasadori Berishaj se ku kanë shkuar 600 mijë euro të cilat i ka tërhequr përmes biznesit të tij të padeklaruar? Heshtja dhe mosveprimi politik insticuional nga krerët e shtetit të Kosovës është marrje në mbrojtje e ambasadorit Berishaj.”, ka thënë Çitaku.
Tutje, Çitaku u ka kërkuar Presidentes dhe Kryeministrit që të mos sillen as si prokurorë e as gjyqtarë – por të marrin hapa politik dhe institucional dhe ta kthejnë ambasadorin Berishaj nga detyra, duke u hapur rrugë institucioneve të drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre.
“Në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës dhe diplomacia e jonë dështoi ta fuste Kosovën në agjendën e Këshillit të Evropës, në vend se bartësit e institucioneve tona të jenë të angazhuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, ata po merren me marrjen në mbrojtje të ambasadorit Berishaj, personit të cilin e kanë përzgjedhur vet. Fshehja dhe mbrojtja e këtij skandali nga zyrtarët tanë më të lartë shtetërorë, nuk do të ndihmojë Kosovën në agjendën e saj evropiane – përkundrazi, do ta minoj rrugën tonë të Integrimit.”, ka thënë Çitaku.
Në fund, ajo ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të lejojë që kjo aferë dhe ky skandal të harrohet në heshtje.
“Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat institucional dhe parlamentar për të siguruar se e vërteta do të zbardhet.”, ka përfunduar nënkryetarja e PDK-së./arbresh.info/
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...