Cakolli: Çfarëdo kufizimi i mediave për të vëzhguar procesin paraqet shkelje të legjilsacionit zgjedhor

14:50 | 14 Nëntor 2021
A Z

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se, përfaqësuesit e mediave që janë akredituar dhe kanë distiniktivët e lëshuar nga KQZ-ja, e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit.

Sipas tij, çfarëdo kufizimi i së drejtës të mediave për të vëzhguar procesin paraqet shkelje të legjilsacionit zgjedhor.

Postimi i plotë i tij:

Përfaqësuesit e mediave, që janë akredituar dhe kanë distiniktivët e lëshuar nga KQZ-ja, e kanë të garantuar qasjen e plotë në vëzhgimin e procesit zgjedhor në vendvotime dhe qendra të votimit. Çfarëdo kufizimi i së drejtës të mediave për të vëzhguar procesin, përpos në rastet kur cenohet fshehtësia e votës, paraqet shkelje të legjilsacionit zgjedhor.
Në vend të udhëzimeve të tilla për mediat, KQZ-ja do të duhej të merrej me stafin zgjedhor, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve nuk bartin maska dhe nuk përfillin procedurat për votim në kushte pandemie – që përbëjnë shkelje të masave në fuqi./arbresh.info/

Të ngjashme